‘iPhone’, pajisja më e rëndësishme teknologjike në histori!

Zgjedhje të tilla janë gjithmonë objekt i polemikave, por sipas revistës “Time”, është e qartë se nuk ka absolutisht asnjë dyshim, përcjell albinfo.ch.

“iPhone”, e cila u paraqit më 29 qershor 2007, ishte me të vërtetë një pajisje që ndryshoi botën e teknologjisë, duke shënuar fillimin e një epoke të re, në të cilën filluan t’i mbajnë “kompjuterët në xhep”.

Nga dizajni dhe perspektivat teknologjike, “iPhone”, në atë kohë me të vërtetë ishte një revolucion teknologjik që ka hapur horizonte të reja, duke hapur rrugën për përdorimin e telefonave të mençur.

Kjo është e padiskutueshme, por në ditët e sotme duke debatuar nëse “iPhone” është pajisja më e rëndësishme teknologjike që u shfaq dikur.

Por, nëse “Apple” me “iPhone” ka ndryshuar historinë e plotë njerëzore në atë masë që ajo u bë instrumenti më i rëndësishëm i të gjitha kohëve, është e vështirë të vlerësohet, por për “Time” nuk ka dyshim.

Interesante, “Apple” në mesin e top dhjetë pajisjeve më të rëndësishme përveç “iPhone”, ka edhe dy pajisje të tjera: “Apple Macintosh”, i cili u pozicionua në vendin e tretë dhe “iPod” në vendin e nëntë./Albinfo.