Intervistë ekskluzive me Kryeimamin e Pejës Enes ef Goga “Mos i mbysni fëmijët tuaj…”

Intervistë me Kryeimamin e Pejes Enes ef Goga

Tema: Aborti

 

“Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne sigurojmë furnizimin tuaj, e mbytja e tyre është mëkat i madh”. (Isra, 31).

 

Dardan Sinanaj

Hoxhë i nderuar, nëpër vendet e ndryshme të botes, mjaftë shqetësuese është fakti i abortit dhe braktisjes se fëmijëve, kurse fatkeqësisht edhe në vendin tonë po ndodhin këto raste, rikujtojmë rasti i fundit në qytetin e Shtimes ku u gjend fëmija i porsalindur i vdekur, i futur në qese mbeturinash.

Hoxhë i dashur, si shpjegohet aborti në Islam, cilat janë shkaqet që një prind e sjellin deri në ketë gjendje dhe cilat janë pasojat e saj?

 

Poashtu, hoxhë i nderuar, thuhet në Islam se ta mbytesh një njeri të pafajshëm është sikur ta mbytësh gjithë njerëzimin, cila është këshilla juaj për këta njerëz që këpusin lule të paçelura?

 

Hoxhë Enes Goga

Aborti nuk është një problem që shfaqet vetëm tek ne, veçse është një problem që është i përhapur anë e kënd botës.

Abort quhet ndërprerja e shtatzënësisë duke e nxjerrë fetusin me qëllim, me anën e mjeteve mekanike, fizike, sikur është operacioni, ose me mjete kimike, me pilula aborti.

 

Sipas mjekëve, aborti është tri llojesh:

(1) Aborti spontan.

(2) Aborti me qëllim dhe

(3) Aborti për shkaqe shëndetësore.

 

Aborti i qëlllimshëm

Është fakt se këto aborte ndodhin në vendet e zhvilluara ndaj nënave që mendojnë se kanë një numër të madh fëmijësh, ose për shkak të shtatzënësisë së padëshiruar. Ose në raste kur nga femrat e moshës së re, pas kontakteve seksuale të padëshiruara, nxirret me dhunë fetusi, dhe kështu ndodh aborti me qëllim. Ky abort është i ndaluar dhe përbën mëkat dhe jo vetëm mëkat i rëndomt por mëkat i madhë.

Një dukuri e shëmtuar që po qarkullon në Kosovën e pasluftës, është rritja e numrit të vajzave që abortojnë në moshën e re, 15-26 vjeçe. Kjo dukuri është rezultati një lirie të shfrenuar të të rinjve që mbretëron vërtet, sa kohë që nuk ka kurrfarë ligji që t’i ndjekë penalisht këta autorë për këtë dukuri të çoroditur. Shkaku tjetër që i shtyn këta të rinj për të marrë një hap kaq të rrezikshëm, është edhe papunësia e madhe dhe gjendja e rëndë ekonomike, që i detyrojnë të ndërpresin jetën e embrionit dhe të kenë planifikim familjar.

Allahu Fuqiplotë urdhëron ne Kuran ku thotë:

 

“Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne sigurojmë furnizimin tuaj, e mbytja e tyre është mëkat i madh”. (Isra, 31)

 

Qëndrimi i Islamit rreth abortit

Islami e lejon myslimanin që të marrë masa preventive, materie kontraceptive, por nuk lejon të kryhet krim mbi shtazanin, kur ajo gjë ndodhë realisht. Fukahenjtë janë të mendimit se aborti pas formimit të fetusit dhe dhënies së shpirtit, është i ndaluar dhe konsiderohet krim. Imam Gazaliu bën dallim midis kontracepsionit e abortit dhe thotë: “Kontracepsioni nuk është si aborti, ngase aborti është krim mbi gjallesen e formuar”.

 

Dardan Sinanaj

Hoxhë i nderuar, po e presim edhe syfyrin e fundit për ketë vit, shofim se ketë vit kemi një numër të madh të agjëruesve përkundër ditëve të gjata dhe të nxehta, hoxhë Enes, çka pas Ramazanit, cili duhet te jetë raporti në mes njeriut dhe Zotit, por edhe raporti njeri-njeri?

 

Hoxhë Enes Goga

Me të vërtetë ky muaj i bekuar iku shumë shpejt, sikur edhe Krijuesi ynë e ka thënë; “ditë të caktuara”.

Lus Allahun e Madhërishëm të ketë pranuar nga ne agjërimin si dhe adhurimet e lutjet në plotni.

Raporti i muslimanit me Zotin e tij edhe pas këtij muaji duhet të jenë korrekte dhe në lidhje adhurimi konstante ndaj Krijuesit.

Nuk duhet të jemi shembull i keq sikur Kurani na tregon për atë gruan e cila e prish në fund tërë mundin e saj, (“Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi të ketë dredhur fort, e t’i bëni betimet tuaja dredhi (mahtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do t’ju sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.” Nahl:92) , lus Allahun e Madhërishëm te na mundëson të presin edhe Ramazana të tjerë, duke qenë shëndoshë e mirë, të sigurt ne vatanin tonë me mirëqenie ne familjet tona.

Allahu ju shpërbleftë për mundësinë që na ofruat të prononcohemi për ju, Zoti ju dhuroftë mbarësi e bekime./kohaislame