HTC e konfirmon, One M9 vjen me 1 mars

Tashmë dihet se HTC One M9 do të prezantohet zyrtarisht në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë muajin e ardhshëm, ndërsa tani HTC e ka konfirmuar datën e prezantimit, që do të jetë dita e diel e 1 marsit.

HTC e ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Twitter, me të cilën e ka konfirmuar prezantimin zyrtar të HTC One M9 në këtë ngjarje.

HTC One M9 do të vijë me Android Lollipop dhe karakteristika tjera të shumta të avancuara për një telefon mobil.

Disa prej specifikave të modelin e ri të telefonit – HTC One M9 do të përfshijnë edhe ekranin me 5 inç me Quad HD dhe rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Më pas telefoni do të pajiset edhe me procesorin 8 core 64-bit Qualcomm Snapdragon 810, 3GB RAM, si dhe opsionet për memorien e brendshme.

Kamerat do të jenë fokusi kryesor i One M9, sepse kamera kryesore e telefonit pritet të vijë me 20MP dhe ajo frontale me 13MP, ndërsa ndërfaqja e telefonit do të jetë ajo e HTC, Sense 7.0. (Telegrafi)