CiliKUPTIMI I SHPREHJEVE SELEFIJTË, SELEFIZËM, EHLI SUNETI!

KUPTIMI I SHPREHJEVE SELEFIJTË, SELEFIZËM, EHLI SUNETI!

Pyetje:

I nderuari Hoxhë!
Ne sot shpesh hasim dhe i dëgjojmë shprehjet, ” selefizëm” dhe ” selefijtë”.
Andaj, a mund të na sqaroni se çfarë nënkuptohet me këto shprehje?

Përgjigje:

Me shprehjen,- ”selefizëm”,- nënkuptohet metoda të cilën e kanë trasuar dhe kanë qenë paraardhësit( selefët) e këtij umetin, e ata janë:
1: Sahabët( Shokët e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!).
2: Tabi’inët ( Gjenerata e dytë pas sahabëve) dhe
3: Tabi Tabi’inët( Gjenerata e tretë e cila vjen pas Tabi’inëve).

Ata kanë pas:
1: Besimin dhe bindjen e drejtë.
2; Men’hexhin dhe metologjinë e drejtë të thirrjes islame.
3: Morali dhe Sjelljen e mirë.
Nëse dëshiron të jesh prej tyre përmbaju ketyre rregullave.

Kurse, thirrësit më dalluar të thirrjes selefite janë:

Imam Ahmedi, Ebu Hanifja, Shafiu, Maliku, Ibën Tejmije, Ibën Kajimi, Muhamed Ibën Abdul Vehabi, Aburrahman S’adi, Muhamedi Emin Shinkiti, Muhamed Ibën Ibrahim, Ibë Bazi, Ibën Uthejmini dhe të tjerë,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

Dihet fare mirë se asnjë kohë nuk ka qenë pa dijetarë të cilët denjësisht na transmetuan fenë me argumente.

Dhe në fund!

Themi se nuk ka pengesa që të thirret ky grup dhe veçohet edhe me emrin si:
” Ehli Suneh vel Xhema’ah”, krejt kjo me qëllim që ata të dallohen prej sekteve, grupeve dhe lëvizjeve të devijuara ”.

Allahu është më i Dituri !

” El Munteka min fetava SHejh Salih El Feuzan”, 353.

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja: Suad Shabani