GJASHTË GJËRA QË I LEHTËSOJNË VËSHTIRËSITË

– Nëse i rikujton këto gjashtë gjëra të lehtësohen sprovat dhe vështirësitë:

Ta rikujtosh se çdo gjë që ndodh, ndodh me caktimin dhe me vullnetin e Allahut.
Ta rikujtosh se shqetësimi, demoralizimi, humbja e durimit, nuk e kthejnë caktimin e Allahut.
Ta rikujtosh se ajo që të ka kapluar, është e lehta nga ajo që është më e madhe se ajo.
Ta rikujtosh se çdo caktim i Allahut në vete përmban urtësi, nëse e kupton do ta shohësh sprovën si begati.
Ta rikujtosh se çdo sprovë dhe vështirësi që e godet besimtarin, për të është shpërblim, falje gjynahesh, rritje gradash dhe largim i ndonjë sprove edhe më të madhe sesa ajo.
Ta rikujtosh se ajo që është tek Allahu, është më e mirë dhe e përhershme.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU