Portokajtë janë të pasur me vitaminë C dhe vitaminë A. Por, ky është vetëm fillimi i tregimit. Ato ndihmojnë tretjen, forcojnë qarkullimin e gjakut dhe zemrën. Por, edhe pse të gjithë e preferojmë lëngun e tyre, më e mira është t’i hamë të plota.
A e dini se portokajtë u japin fuqi organeve kryesore dhe e pastrojnë organizmin?
Portokalli pastron gjakun dhe përmirëson qarkullimin e tij, pastaj ka ndikim pozitiv në mineralizimin e kockave.
Por shumica e bëjnë një gabim – pinë vetëm lëngun në vend se ta konsumojnë frutën e plotë. Në këtë mënyrë humbin shumë elementë të rëndësishme përbërës të saj, siç janë fibrat.
Veç tjerave, fibrat janë shumë të shëndetshme, pasi ato janë shumë të mira për sistemin tretën dhe lehtësojnë zbrazjen e zorrëve.
Përbërësit e portokallit po ashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit, pastaj janë të dobishëm edhe për ruajtjen e sheqerit në vlerat e normales në gjak.
Vetëm një portokall në ditë ul rrezikun për goditje në tru deri në 19 për qind. Madje edhe lëvorja e portokallit është e rëndësishme, pasi shton apetitin, ndërsa ndihmon edhe te fryrjet dhe ngërçet e lukthit.
Kockat, dhëmbët dhe imuniteti
Portokajtë janë të pasur me kalcium, i cili është elementi më i rëndësishëm për të pasur kocka dhe dhëmbë të shëndetshme.
Vitamina C, po ashtu e pranishme në sasi të lartë në të gjitha agrumet, stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut në organizëm, duke përmirësuar kështu imunitetin.
Po ashtu, nëse dëshironi të parandaloni infeksionet virusale, hani vazhdimisht portokaj. Përveç kësaj, konsumi i rregullt i portokajve ul edhe rrezikun për të zhvilluar gurrëz në veshka.
Megjithatë nëse për ndonjë arsye shëndetësore portokalli tretet vështirë nga organet tuaja të tretjes, preferohet ta zëvendësoni atë me grejpfrut.