Falënderim i veçantë



Me anë të këtij shkrimi, duam që të shprehim mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Agim Naipi, i cili ishte pjesë e stafit të Rtv Pendimit.



Agimi, me një punë dhe angazhim të veçantë, ka dhënë kontributin e tij në mediumin tonë si moderator dhe prezantues i shumë emisioneve në radio.


Me anë të punës dhe moderimit që ka bërë ai, mediumi ynë në radio, ka rritur edhe dëgjueshmërinë, kështu që ka bërë për vete shumë dëgjues që përcillnin emisionet e Agimit.



Ne, stafi i Rtv Pendimit, e falënderojmë përzemërsisht që ka qenë veç të tjerash, edhe një koleg i mirë dhe motivues për ide frytëdhënëse.


Shpresojmë që të tilla bashkëpunime të kemi çdoherë, e në veçanti Agimit i dëshirojmë suksese dhe çdo të mirë në jetë.



Me shumë respekt, 
Drejtori i Rtv Pendimit – Hevzi Hasani