Facebook s’do të lejojë më llogari imituese

Rrjeti më i madh social Facebooku është duke testuar një veçori të re që njofton përdoruesit nëse llogaritë e tyre po “kopjohen”.

Veçoria automatike identifikon llogaritë e dyshimta përmes emrit dhe një fotografie në profil.

Përdoruesit do të alarmohen për imitim dhe pyeten që të tregojnë se a po postojnë llogaritë e dyshimta fotografitë tuaja dhe a po përdorin të dhënat personale të llogarisë origjinale.

Alarmi funksionon për tri të katërtat e botës dhe është në testime që nga nëntori i 2015-ës.

Kjo raportohet se po bëhet për të shtuar sigurinë te gratë në kohën sa ato qëndrojnë në Facebook.

Facebooku po teston edhe një veçori tjetër për të raportuar lakuriqësinë.