EBU HANIFJA DHE RESPEKTIMI I PRINDËRVE

EBU HANIFJA DHE RESPEKTIMI I PRINDËRVE

Imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë!, njihej si respektues i madh i prindërve. Ai shpesh lutej dhe kërkonte falje tek Allahu për prindërit e tij, kurse çdo muaj jepte lëmoshë nga njëzet dinarë për ata.

Ai thotë:

Ndonjëherë shkoja në mexhlisin e Omer ibën Dherit së bashku me nënën time, kurse ndonjëherë më dërgonte vetë që ta pyes për ndonjë çështje. I afrohesha atij dhe e pyesја:

            “Nëna ime më ka urdhëruar që të vij te ti për të të pyetur për këtë çështje.”

            “Ti të më pyesësh mua për këtë çështje, ndërkohë që ti je më i ditur se unë!”, më thoshte ai i habitur. Ndërsa, unë ia ktheјa:

            “Ajo më ka urdhëruar!”

            “Në rregull. Ma thuaj përgjigjen, që unë të ta them ty!”, më thoshte ai.

            Një herë tjetër, nëna ima kërkoi nga unë që t’i përgjigjem për një çështje. Unë ia tregova atë, por nuk e pranoi nga unë. Më tha se nuk e pranon përgjigjen e kësaj pyetjeje, pos nga Zura el Vaidh. Unë shkova deri tek ai dhe i thashë që nëna ime kërkon përgjigje për këtë çështje. Ndërsa, ai më tha:

            “Ti je më i ditur se unë!”

            “A t’i them që kjo çështje është kështu?”, e pyeta. Ndërsa, ai më tha:

            “E vërteta është ajo që e thotë Ebu Hanifja.”

            Unë isha i kënaqur me përgjigjen e tij dhe, kështu, ika ta lajmëroj nënën time.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU