Rtv Pendimi

Dyqani me më së shumti shije akulloreje në botë mbyllet për mungesë të qumështit

Dyqani i akulloreve që kishte thyer rekordin Guinness me 863 shije të ndryshme është viktima e fundit e krizës ekonomike të Venezuelas.

Banorët lokalë thonë se dyqani, që ka qenë i njohur për shijet e ndryshme dhe ka pasur vizitorë të shumtë, është mbyllur që nga dita e krishtlindjeve.

“Kemi mbyllur dyqanin për shkak të mungesës së qumështit”, ka shkruar shitorja e famshme, Coromoto, në Facebook.

Venezuelasit janë në krizë të thellë ekonomike dhe po vuajnë për gjërat bazike, për shkak të inflacionit më të lartë në histori të shtetit.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH