DISPOZITA E MBULIMIT ME SHAMI ME NGJYRA

Rrobat sheriatike të femrave muslimane kanë cilësi të veçanta. Nëse një petk i plotëson ato kushte të kërkuara, atëherë themi se ai mund të vishet nga femrat muslimane.

Ato kushte janë:

1-Të mbulojë gjithë trupin, përveç fytyrës dhe duarve, sepse dijetarët kanë divergjenca në obligueshmërinë e mbulimit të fytyrës.

2- Të mos jetë në esencë pekt zbukurues që tërheq shikimet e njerëzve.

3- Të mos jetë i tejdukshëm që zbulon bukuritë, por të jetë i trashë, sepse qëllimi i veshjes është mbulimi, ndërsa mbulimi nuk realizohet me të tejdukshmen.

 

4- Të jetë i gjerë dhe jo i ngushtë që dallon pjesët e trupit dhe madhësinë e tyre.

5- Të mos jetë i parfumosur, sepse femra nuk bënë të dalë në rrugë e parfumosur, e as të mos jetë e grimosur.

6- Të mos përngjasojë me rrobat e meshkujve.

7- Të mos përngjasojë me rrobat e femrave mosbesimtare.

8- Të mos jetë petk i veçimit dhe dallimit nga të tjerët.

Nëse është me ngjyrë dhe nxitë fitnen tek njerëzit nuk lejohet mbajtja e saj. Nëse me ngjyrë ke për qellim ngjyrat me përjashtim të ngjyrës së zezë, si: e bardhë, e kuqe, e hintë, e gjelbërt apo të ngjajshëm që njerëzit zakonisht e mbajne atë në atë vend. Sepse veshja, ashtu siç kanë thënë dijetarët është zakonore që pason adetet e tyre, përveç nëse kundërshtohet me atë që ka ardhur me ndalesë në hadithet e Muhamedit alejhi selam.

Themi që nëse një ngjyrë prej ngjyrave konsiderohet zbukurim tek femrat në një vend prej vendeve, nuk bënë të veshin femrat, sepse Allahu ka thënë: ”… dhe të mos i ekspozojnë stolitë e tyre…” Nur: 31. Bile edhe nëse vetëm mund të nxitë fitnen tek njerëzit edhe kjo ndalohet si mase preventive për të penguar fitnen.

Sidoqoftë ata përcaktojnë peshën e interesit dhe siç kanë thënë dijetarët gjitha llojet e veshjeve hynë nën zakonin e atij vendi, sepse një veshje e grave mund të bëjë fitne në një vend, por jo edhe në një vend tjetër, për atë çdo vend duhet parë në veçanti.

Pra, një femër muslimane duhet të dalë nga shtëpia me rroba që nuk nxitë sprovë tek njerëzit, të ulë shikimin dhe te ecë jë në mënyre provokative duke thyer trupin, dhe ajo që është me rëndësi të mos dalë nga shtëpia pa nevojë.

Allahu e di më mirë.

Përmblodhi: Valdet Kamberi