Rtv Pendimi

Dimri që zbukuroi Pogradecin [foto]

Qyteti i Pogradecit mbetet gjithmonë një destinacion i preferuar në stinën e dimrit, sidomos kur bien reshje bore. Pamja piktoreske e liqenit dhe borës, i japin qytetit një sfond të mrekullueshëm.

Edhe pse i ftohtë dhe i acartë, dimri këtë vit mbërriti në Pogradec me reshje të shumta bore që i mahniti turistët me skulpturat prej akulli, që u formuan pranë liqenit. Shumë turistë dhe vendas të qytetit, nxituan të bënin fotografi te liqeni i cili kishte ngrirë dhe kishte formuar një urë prej akulli, shkruan Shekulli.

Uji i ngritur pas përplasjes së dallgëve të liqenit krijoi këtë vit, stalaktite akulli në pasarelat e ndërtuara në bregun e tij. Ky ishte një fenomen që nuk ka ndodhur për të paktën 25 vjet në Pogradec. Ne po ju sjellim një album me foto të mrekullueshme të bëra në Pogradec.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH