Ne tani jemi në shekullin e 21, dhe kjo, është ajo që e kemi realizuar:
Shtëpitë e tona janë më të mëdha, dhe familjet tona më të vogla!
Të ardhurat e tona janë më të mëdha, kurse vlera jonë më e vogël.
Makinat e tona janë më të bukura, kurse marrëdhëniet e tona më të këqija.
Diplomat e tona janë më të larta, kurse mentaliteti ynë më i ulët.
E mësuam se si të përfitojmë për jetesën tonë dhe e harruam kënaqësinë e jetës sonë.
Mbërritën deri në hënë dhe ende nuk e kaluam rrugën që ta njohin fqinjin tonë.
Shpenzojmë më shumë dhe kënaqemi më pak.
Qeshim më pak dhe pikëllohemi më tepër.
Flasim më pak gënjejmë më tepër.
Rrimë natën zgjuar dhe falemi më pak!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU