DHJETË GABIMET QË BIEN NË TO GRATË!!

E shtrenjta grua muslimane, largoju nga këto dhjetë gabime! Janë dhjetë gabime shkatërruese që i bën gruaja, dhe shpesh bien shkak i divorcit, apo largimit dhe urrejtjes nga ana e burrit!

1. Shkaktimi i problemeve të rënda me familjen e tij në përgjithësi, gjë që e bën burrin të jetë në një pozitë të palakmueshme, dhe të zgjedh mes dashurisë së familjes dhe gruas së tij. Për këtë arsye largoju sa më shumë problemeve për hir të dashurisë së tij dhe respektit ndaj tij!

2. Të folurit për nënën apo prindin e tij për keq!

3. Nënçmimi i burrit, e sidomos para tjerëve!

4. Lëndimi i burrit në fisnikërinë e tij dhe burrërinë e tij, qoftë ajo edhe në formë të talljes!

5. Bërja e dallimit mes tij dhe saj në gjëra që ajo ia tejkalon atij si, pasuria apo dituria apo prejardhja, etj!

6. Të penguarit e tij me ankesa në përgjithësi nga gjendja e saj, edhe atë vazhdimisht pa ndërprerje!

7. Mos përkujdesja për rehatin dhe qetësinë e tij në kohën e gjumit të tij! Thuhet se nga gjërat më të rrezikshme në jetën bashkëshortore është që gruaja t’ia prish rehatinë dhe qetësinë në kohën e gjumit të tij, sidomos atëherë kur ngritët të fshin dhomën apo të mos kujdeset për qetësimin e fëmijëve, gjë që e urren burri në shtëpi!!

8. Mos përkujdesja për ushqimin, rrobat dhe pastërtinë e shtëpisë! 

9. Largimi nga marrëdhëniet me burrin pa arsye. Kjo është një nga shkaqet kryesore të urrejtjes së burrit ndaj saj, dhe po ashtu, të mallkimit të asaj grua nga ana e melekëve, ashtu siç përcillet në hadithin e saktë!

10. Paraqitja para burrit e parregulluar dhe me pamje të keqe, e në veçanti paraqitja e saj e keqe me atë që ndërlidhet me pastërtinë personale! 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU