DHEMBJET E DYNJASË PO NA SHKATËRROJNË

Dhemb.. kur ti mungon dhe askënd nuk e merr malli për ty.

Dhemb.. kur humbësh dhe nuk mund të gjesh dikë që të merr.

Dhemb.. kur të vret përmallimi çdo herë kur të vijnë kujtimet.

Dhemb.. kur e zbulon budallallëkun tënd, mirëpo koha vetëm se ka kaluar.

Dhemb.. kur ndonjëri prej tyre të gënjen dhe ti e di, mirëpo i beson, sepse e do.

Dhemb.. kur e ndërton një ëndërr dhe ajo nuk realizohet.

Dhemb.. kur kultura jote bëhet adresa e budallallëkut tënd.

Dhemb.. kur ndokush ta jep besën për diçka dhe i pari të tradhton.

Dhemb.. kur vdes, duke qenë i gjallë, dhe askush nuk të mëshiron.

Dhemb.. të jetosh në këtë dynja dhe të mos gjesh njeri që i kupton ndjenjat e tua dhe të mos e respekton veprimtarinë tënde në këtë dynja.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU