Dardha dhe efektet e saj

Dardha është ndoshta ndër të vetmet fruta që e gjejmë në të gjitha stinët e vitit.

Po sa e shëndetshme është ajo? Ekspertët nutricionistë thonë se për shkak të sasisë së madhe të fibrave në përbërje të saj, ajo stimulon stomakun dhe zorrët, duke përshpejtuar aktivitetin e tyre. Dardha ka në përbërje të saj edhe pektinë, e cila njihet për efektin laksativ dhe është një diuretik i shkëlqyer. Shumë të rëndësishme janë edhe vitaminat A, B1, B2, C dhe E, që hyjnë në organizëm me konsumimin e një dardhe.

Një tjetër element në përbërje të dardhës është sorbitoli, i cili favorizon tretjen dhe luan një rol pozitiv në shëndetin e dhëmbëve.

Dardha është e njohur për vetitë antioksiduese dhe lufton radikalet e lira. Ajo parandalon hipertensionin dhe iktusin.