ÇUDITEM ME KATËR NJERËZ!

Çuditem me katër njerëz që janë të humbur nga katër gjëra:

1. Çuditem me atë që është sprovuar me ndonjë fatkeqësi se si e neglizhon ajetin: Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”. Enbija 83. Dhe Allahu pas saj tha: “Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte”. Enbija 84.

2. Çuditem me atë që u sprovua me pikëllim dhe brenga se si e neglizhon ajetin: “S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!“. Enbija 87. Dhe Allahu pas saj tha: “Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja”. Enbija 88.

3. Çuditem me atë u sprovua me frikë se si e neglizhon ajetin: Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!“. Ali Imran 173. Dhe Allahu pas saj tha: “Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut”. Ali Imran 174.

4. Çuditem me atë që është sprovuar me kurthet dhe të ligat e njerëzve se si e neglizhon ajeti: “Unë çështjen time ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet”. Gafir 44. Dhe Allahu pas saj tha: “Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre”. Gafir 45.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU