Lajme
Page: 88
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava. Nga aty, Kurti u shpreh tejet falënderues ndaj bashkëpunimit e angazhimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ndaj myftiut Tërnava gjithashtu. Kryeministri […]
Kurban – Bajrami, të mërkurën më 28 qershor 2023 (Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.38 min.) Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e mërkurë më 28 qershor 2023. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës […]
Në ambientet e xhamisë së hotelit në Meke, ku janë duke qëndruar besimtarët tanë, pas namazit të drekës, u mbajt ligjëratë e shkurtër me tematikë rreth ritualeve të haxhit. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se të gjithë besimtarët që kanë udhëtuar drejt vendeve të shenjta janë mirë dhe se gjithçka është duke shkuar sipas planit […]
#haxhi2023 Behar dhe Sehar Mehmeti, binjakët 57 vjeçar nga Dragashi, këtë vit kanë vendosur që ta kryejnë haxhin me bashkëshortet e tyre, binjaket Qesere dhe Haxhere Mehmetin. Ishte ideja e Beharit për ta bërë së bashku udhëtimin e tyre jetësor, por ishte koincidencë, që në momentin që deshi ta telefononte vëllanë e tij, Seharin, që […]
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Millan Mojsilloviq, u bëri thirrje forcave të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, si dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të sigurisë, që të ofrojnë mbrojtje “urgjente” për serbët etnikë që jetojnë në Kosovë, transmeton Anadolu. “E informova komandantin e KFOR-it se ne po i ndjekim ngjarjet me ankth të madh […]
Qindra mijëra haxhinj që u bashkuan në Mekë nga vende të ndryshme të botës për të përmbushur obligimin e haxhit, falën namazin e xhumasë në Xhaminë e Shenjtë (Mesxhidi Haram), raporton Anadolu. Imamët e Qabes, në hutbe folën për haxhin e lamtumirës të Profetit Muhammed dhe theksuan rëndësinë e haxhit për muslimanët. Dita për haxhinjtë […]
Forca Paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) vazhdon të ofrojë siguri në Kosovë me patrullimet e saj tokësore dhe ajrore pas tensioneve në veri të Kosovës në javët e fundit, raporton Anadolu. Në kuadër një turneu mediatik të organizuar nga KFOR-i, gazetarët vëzhguan aktivitete të patrullimit të kryer nga ushtarët e Zvicrës dhe Kroacisë me […]
Besimtarët tanë nga Kosova tanimë kanë përfunduar kryerjen e umres dhe janë liruar nga ihrami. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se të gjithë besimtarët janë mirë dhe se gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë për sa i përket organizimit të haxhit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në selinë e Kryesisë dy akademikë e shquar, Fetih Mehdiun dhe Muhamed Mufakun, ku diskutuan për rolin e intelektualëve në shoqërinë moderne si dhe në veçanti për projektin e ndriçimit të personaliteteve fetare shqiptare. Akademikë Fetih Mediu dhe Muhamed Mufaku, falënderuan Myftiun Tërnava […]
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka organizuar tryezën me temën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, raporton Anadolu. Në këtë tryezë, organizata të ndryshme bashkë me përfaqësues institucionesh dhe deputetë […]