RTV PENDIMI

Lajme

Kosova avancohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Asambleja Parlamentare e Aleancës Veriatlantike – NATO ka avancuar statusin e Republikës së Kosovës nga vëzhguese parlamentare në anëtare të asociuar të saj, transmeton Anadolu.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka mirëpritur një vendim të tillë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Maqedonci tha se avancimi i Kuvendit të Kosovës nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asociuar është një hap i madh për sigurinë.

“Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vendosi sot ta avancojë Kuvendin e Kosovës nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asociuar. Ky është një hap i madh përpara për sigurinë dhe prosperitetin e Kosovës dhe rajonit”, shkroi ministri kosovar.

Maqedonci shtoi se anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE) është thelbësor për çdo vend demokratik.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, i cili është kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosvoës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, po ashtu bëri të të ditur se gjatë punimeve të së dielës të Komisionit të Përhershëm drejtues të kësaj asambleje që po mbahet në Estoni, Kosovës i është ngritur statusi në nivelin e anëtarit të asociuar.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e