Lajme
Page: 138
Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova, të cilët janë nisur sot në mëngjes për ta kryer haxhin, ka arritur shëndosh e mirë në Meke. Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë me akomodimin e tyre në hotel. Këtë vit nga Kosova […]
Në ambientet e shtëpisë së kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë të Dragashit, të shtunën u mbajt duaja e hatmës së vijuesve të mësim-besimit pranë xhamisë së vjetër të “Mehmet Kuklibegut”. Në prani të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Ternava me bashkëpuntorë, përfaqësuesin e komunës së Dragashit, Resul Fetahu dhe i gjithë kolektivi i KBI-së Dragash, […]
Qasja mikpritëse e refugjatëve ukrainas është krejtësisht ndryshe me mënyrën si janë trajtuar refugjatët nga Lindja e Mesme, të drejtat e të cilëve injorohen kur ata të hyjnë në Lituani, përmes Bjellorusisë, ka thënë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International. Refugjatët nga shtetet sikurse Iraku dhe Siria përballen me trajtim jonjerëzor, abuzime […]
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ndarë foto të kadetëve të FSK-së, në rrjetin social Facebook duke kryer stërvitje përkrahë ushtarëve të NATO-s. Mehaj bëri të ditur se këto stërvitje po kryhen në kuadër të kampit veror “Kampi Veror 2022” i cili po mbahet në shtetin fqinj të Maqedonisë Veriore. Ai tutje ka shkruar se […]
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Fondacionit për Forcimin e Forcave të Armatosura Turke, Sadık Piyade tha se po punohet intensivisht për të nxjerrë Avionin Luftarak Kombëtar nga hangari në vitin 2023. I ndodhur në qytetin Konya për disa vizita, Piyade në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli për punimet e fondacionit, […]
Shtatë vendet më të pasura të botës do të shpallin ndalim të importeve të arit rus, tha sot presidenti amerikan Joe Biden, raporton Anadolu Agency (AA). Udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura të botës (G7) do të mblidhen në Gjermani për bisedime mbi sanksionet shtesë kundër Rusisë dhe rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë të Ukrainës. […]
Një i mitur palestinez humbi jetën sot nga lëndimet që mori nga zjarri i hapur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar një ditë më parë, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA). Mohamed Abdullah al-Saher, 16 vjeç, u qëllua dhe u plagos përpara se të arrestohej nga forcat izraelite në qytetin Silwad, në […]
Presidenti turk dhe shefi i NATO-s diskutojnë përmes telefonit aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në Aleancë.
Dhjetëra qytetarë të organizuar nga grupi “Marakli t’Biciklave”, kanë marshuar në sheshet e Prishtinës duke shprehur pakënaqësi me mosmarrjen e ndonjë veprimi drejt liberalizimit të vizave për kosovarët nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA). Me flamurin shtetëror të Kosovës të rrethuar me tel xhemborë protestuesit simbolikisht kanë shprehur pakënaqësinë me izolimin që BE-ja […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës gjatë këtij muaji ka marrë vendim për krijimin e një ekipi ndërinstitucional për grumbullimin e të dhënave për punësimin e komuniteteve në institucionet e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA). Kryeministri Kurti këtë e ka bërë të ditur në një takim me përfaqësues të komunitetit rom […]