[There are no radio stations in the database]

Islam

Page: 46

Pejgamberi ﷺ e detyroi dhënien e zekatit të fitrit si pastrim për agjëruesin nga gabimet dhe fjalët e ndyta dhe ushqim për të ngratët. Prandaj, detyrohet ta japë çdo mysliman agjëroi apo nuk agjëroi (për arsye të pranuara sheriatike), nëse posedon ushqim më tepër sesa që është i mjaftueshëm për veten dhe familjen e tij, […]

Shumë prej xhamive namazin e natës në dhjetëshin e fundit e ndajnë në dy pjesë: Ajo që ligjërohet është të falen të dy namazet (namazi i teravive në pjesën e parë të natës dhe namazi i natës në pjesën e tretë të natës), e ai që ka vështirësi t’i falë të dy namazet, më e […]

Allahu i Madhëruar na ka treguar se prej cilësive të muajit Ramazan është se këto ditë janë: ﴿أَيَّامٗا مَّعۡدُودَٰتٖۚ ١٨٤﴾ “Ditë të numëruara.” (El Bekare, 184) Ne po shohim se këto ditë pothuajse shkuan dhe ka mbetur vetëm dhjetëshja e fundit. Në këtë dhjetëshe është nata më e madhe e vitit. Në këtë natë ka […]

Itikaf nga aspekti gjuhësor nënkupton të jepesh shumë pas diçkaje, të jesh i pandarë, i pashkëputur nga diçka dhe të jesh i vazhdueshëm në të. Kurse itikaf nga aspekti terminologjik fetar nënkupton të qëndrosh dhe të vetmohesh në xhami me nijet adhurimi dhe afrimi për tek Allahu. Ai i cili qëndron në xhami dhe vetmohet […]

Allahu i dalloi krijesat ndërmjet tyre në vlerë dhe disa i ngriti në shkallë të larta karshi disa të tjerave. Nga ditët dhe muajt i favorizoi disa karshi të tjerëve; dhjetë ditët e para të muajit Dhulhixhe janë ditët më të mira të dynjasë, dita e xhuma është dita më e mirë e javës, muaji […]

Pozita e rukusë dhe sexhdes janë nga gjendjet më të mëdha ku shfaqet ubudija (të qenët rob i Allahut). Për këtë shkak, pëlqehet të zgjatet qëndrimi në ruku dhe sexhde në namazin e natës. Prej lutjeve që thuhen në to: – “Subhane dhil Xheberuti vel Melekuti vel Kibrija vel Adhame” (I Lavdëruar qoftë i Plotfuqishmi, […]

Agjëruesi nuk mundet pa istigfarin (kërkimfaljen). Me istigfar e plotëson mangësinë që, eventualisht, ka ndodhur në agjërimin e tij, me istigfar e përfiton mëshirën e Allahut dhe me istigfar e përfundon veprën e mirë të tij. Transmetohet se Ebu Hurejra  thoshte: “Gibeti (përgojimi) e shqyen agjërimin, ndërsa istigfari e arnon atë. Andaj, kush prej […]

Rubejia bint Muavidh  për agjërimin e Ashurës tha: “E agjëronim Ditën e Ashurës dhe i nxitnim fëmijët tanë që ta agjëronin, u punonim lodra nga leshi dhe, kur qante ndonjëri për ushqim, ia jepnim lodrën të hutohej derisa të vinte koha e iftarit.” Prej shprehjeve që ndihmojnë në kalitjen e fëmijëve për agjërim: I […]

Në spital e sollën një rast urgjent dhe me shpejtësi u thirr kirurgu i spitalit. Para se të hyjë në sallën e operacionit u ballafaqua me prindin e të sëmurit, i cili i tha: – Pse u vonove?! A e di se jeta e birit tim është në rrezik të madh?! Ti a nuk ke […]

Agjërimi na mëson të punojmë për Allahun, me Allahun dhe në rrugë të Allahut, të sinqertë për Allahun dhe duke e kërkuar përkrahjen e Allahut. Megjithëkëtë, agjërimi, po ashtu, është përkujdesje dhe mbrojtje për trupin. – Prej dobive shëndetësore të agjërimit: E lehtëson trupin dhe e pastron nga helmet. I ripërtërin qelizat dhe indet. E […]


[There are no radio stations in the database]