Byrek me spinaq

* 1 kg spinaq
* 1/2 gotë çaji majdanoz i grirë
* 1/2 gotë çaji kopër e grirë
* 1 1/2 lugë çaji kripë
* 50-60 ml vaj ulliri
* 3 gota çaji qepë te njoma te grira
* 1/4 lugë çaji piper i zi
* 190- 200 g margarinë
* 250 g djathë feta i thërrmuar
* 12 ose 14 fije petë të parapërgatitura

1 – Lani mirë spinaqin. Hiqni bishtat e tij dhe lëreni të kullojë. Grijini gjethet me thikë.

2 – Përzieni spinaqin, majdanozin, koprën, qepët e njoma dhe kripën në një tas.
Lërini të qëndrojnë për 15 minuta dhe më pas shtrydheni gjithë masën që të kullojë lëngu që ka.

3 – Nxehni vajin e ullirit në një tigan dhe kaurdisni qepët derisa të zbuten e të bëhen transparente. Shtoni masën e spinaqit dhe vazhdoni kaurdisjen edhe pak minuta në fund hidhni djathin feta dhe piperin e zi.

4 – Vendosni 6 ose 7 fije petë në një tavë, të cilën e keni lyer më parë me margarinë. Shtoni masën me spinaq në formën e një shtrese dhe mbi të vendosni petat e tjera.

Lyejeni petën e sipërme me margarinë të shkrirë dhe priteni në copa përpara se ta vendosni në furrë për pjekje në 170°C për 30-40 minuta derisa të marrë ngjyrë ari në sipërfaqe.Ju befte mirë

 /kuzhina.al