Buzëqesh…

Buzëqesh, se ti ke Allahun që i lutesh, i kërkon, i mbështetesh e Ai të përgjigjet, sepse dikush tjetër i lutet varrezave.

Buzëqesh, derisa je gjallë dhe furnizohesh, sepse të vdekurit dëshirojnë të zgjohen edhe një herë dhe të bëjnë punë të mira.

Buzëqesh, kur je me familjen tënde, sepse dikush kërkon familje…
Buzëqesh, kur shkon në punë, sepse janë të shumtë ata që kërkojnë një vend pune.
Buzeqesh, për shëndetin që ke, sepse ka plot të sëmurë që do të dëshironin ta blejnë atë me para.
Buzëqesh, që ti je ti, sepse të tjerët dëshirojnë të jenë si ti.

Përshtati: Valdet Kamberi