BlackBerry debuton me modelin Classic

BlackBerry po e vazhdon lansimin global të telefonit të saj të fundit, BlackBerry Classic të cilin tani e ka prezantuar në Indonezi.

BlackBerry Classic do të debutojë në Indonezi më 26 mars dhe i njëjti do të shitet përmes Teletama Arta Mandiri.

BlackBerry Classic vjen me ekranin me diagonale prej 3,5 inç në 720 x 720 piksel dhe procesorin dual core 1.5GHz plus 2GB RAM.

Telefoni sjell edhe 16GB memorie të brendshme, përfshirë edhe portin për microSD i cili mbështet zgjerimin e hapësirës deri në 128GB.

Kamera kryesore e telefonit sjell 8MP, ndërsa kamera e përparme ofron 2MP. Telefoni i ri i kompanisë kanadeze gjithashtu vjen me BlackBerry OS 10.3.1. (Telegrafi)