Audi RS7 kundër dy super-veturave, Lamborghini Aventador Roadster dhe Porsche 911 Turbo S

Lamborghini Aventador LP700-4 Roadster është vetura e duhur për të sfiduar rivalët në garat e shpejtësisë.

Me motorin e tij 6.5-litër V12 me furnizim natyral me ajër prodhon 700PS të cilën fuqi e shpërndan në të katër rrotat duke arritur kështu përshpejtimin prej 0-100km/h brenda 2.9 sekondave dhe shpejtësi maksimale prej 350km/h.

Por në këtë garë të dy rivalët kanë bërë pak me hile duke qenë se të dy janë të modifikuara. Pra Porsche 911 Turbo S tani ka 650PS ndërsa bisha Audi RS7 ka hiç më pak se 900PS, transmeton Express. Se si arrin Audi RS7 ti përballoj 900PS kjo është tregim tjetër, por në këtë garë tregohet se muskujt japin rezultat.