Apple planifikon të prodhojë iPad me çmime më të lirë

 

Shfrytëzuesve të iPad Pro, po iu pëlqen shumë formatin që kanë pajisjet, performanca e lartë dhe Face ID – megjithatë, nuk po iu pëlqen, që Appla ka vendosur të largojë Touch ID dhe pjesën e futjes së kabllos së kufjeve.

Në njoftimin që është bërë së fundmi, thuhet se iPad i ri, do t’i ketë të dyja këto opsione, transmeton Telegrafi.

Burime pranë kompanisë prodhuese, kanë bërë të ditura për Japanese Apple, se pajisja bazë do të kushtojë 329 dollarë, ndërsa nuk do të ketë ndryshime në eksterier, në krahasim me modelin aktual.

Touch ID dhe pjesa për lidhje me kufjedo jenë sërish në dispozicion në iPod të ri, ndërsa pritet të kthehen edhe të gjenerata re e iPad Pro.

Me kthimin e Touch ID, nënkupton se pjesa e poshtme regjistruese, do të jetë sërish e trashë, andaj as pajisja nuk pritet të hollohet. Në të njëjtën kohë, pritet që edhe ekrani 9.7 inç, të mbetet i njëjti.

Meqenëse Apple po konsideron se e ardhmja i përket tableteve si iPad, atëherë po planifikon t’i lansojë me çmime më të lira, por me opsione kualitative. /Telegrafi/