ALLAHU KUR TË SPROVON, TË DO

Kur Allahu e sprovon një njeri, vetëm se e ka dashur.
Sprovat janë dy llojesh:
1. Sprovë për frenim apo përmbajtje.
2. Sprovë për ngritje.
Nëse njeriu është mëkatar, i dhënë pas dynjasë dhe i shkujdesur nga Zoti i tij, Allahu e sprovon, me qëllim që ta frenojë nga mëkatimi dhe ia rikujton se ka Zot, që duhet të adhurohet.
Nëse i sprovuari është besimtar dhe i devotshëm ndaj Zotit të tij, vetëm se është sprovuar për t’iu larë gjynahet dhe për t’iu rritur gradat e tij.
Dy llojet e sprovave vijnë nga dashuria e Allahut mbi robin e Tij, nga mëshira dhe butësia e Tij.
Po ta dinim fshehtësinë, do ta zgjedhnim atë që e ka zgjedhur për ne Allahu i Madhëruar.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU