Ajo s’bëhet NENE

 

Vullnetshëm e aftë n’klubet e natës,
ajo se përkrah vetmin, është botë e heshtur,
është elegante, menaxhere e epshit në qytet,
e bukur nga jasht e brenda e vdekur.

S’do të jet storie e përrallave për nipa e mbesa,
as shembull i flakt i lakmis për të,
s’është princesh e ëndërrave të dikujt,
n’dashuri, ajo kurrë s’do të quhet e vetmja gjë.

Në tentativat e normalitetit do të thyhet,
punëtore e shkathët që si lë n’lloq as mbetjet,
zemra e vogel do ti rrjedh yndyrë bloze,
ajo është ëngjëll i kurvëris që i ushqen epshet.

Një keq interpretim do t’ia zëvendësoj ndjenjat,
ajo e ka harruar mamin, kukullat e vogla,
lodrat e rinis që i ligjëronin mbi lumturin,
shtresë e hollë mbi baltë si toka !

Valon Beqiri