Pyetje:
A lejohet vënia e unazës për meshkujt, nëse lejohet, atëherë në cilin gisht duhet të vendoset?
Përgjigje:
I lejohet mashkullit të vë unazë prej argjendi, ndërsa i ndalohet të vë unazë prej ari.
Lejohet unaza e argjendit, sepse edhe vetë pejgamberi alejhi selam kishte unazë prej argjendit.
” Ka ndaluar pejgamberi alejhi selam unazën e arit për meshkujt.”
( Buhariu: 5866).
Ndërsa, ku duhet të vendoset unaza, në cilin gisht?
Kjo çështje ështê e lehtë, disa prej ulemave mendojnë se unaza vendoset tek dora e majtë, unë them se më mirë është të vendoset tek dora e djathtë, tek gishti i vogël, ose tek gishti i cili vjen me rradh pas tij(tek gishti që te na shqiptartë njihet sikur gishti i fejesës, shënim i përkthyesit).
Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah
Nga arabishtja:
Suad Shabani