Pyetje:
Selamu alejkum ! Une jam një muslumane që jetoj në një vend të krishterë,
Itali, desha t’ju pyes se a është e ndaluar ngrënja e mishit të kafshëve të
lejuara por që nuk jan prerë sipas sheriatit por me rrymë elektrike e pastaj
të prera në fyt. Allahu na udhëzoftë gjithmonë në hajr! Faleminderit!
Përgjigje:
Ve alejkumus selam ve Rahmetullah!
Nëse kafshët, të cilat janë të lejuara tu hahet mishi, prehen nga hebrenjtë dhe të krishterët lejohet konsumimi i atij mishi. Nëse kafsha e tillë prehet sipas parimeve të Sheriatit, por më parë është përdorur rryma elektrike si mënyrë lehtësuese për therje (e cila nuk është e mirë sipas Sheriatit, por megjithatë) lejohet të hahet mishi i saj, me kusht që rryma mos ta ketë mbytur, por dalja e shpirtit të kafshës siç themi të ketë ndodhur pas ndarjes së kokës nga trupi me mjet të mprehtë. Kafsha e tillë do t’i përngjante kafshës së rrëzuar apo të vrarë nga briri i tjetrës, e cila prehet derisa të jetë akoma e gjallë. E nëse pas përdorimit të mjetit të rrymës tek kafsha nuk shihen shenja të jetës, atëherë nuk lejohet të ushqyerit me atë mish, sepse e tilla do t’i përngjante kafshës së ngordhur pasi nuk i është derdhur gjaku. Allahu thotë: “Është e ndaluar për ju ngrënia e coftinës, e gjakut, e mishit tëderrit, e mishit të kafshës që është therur jo në emër të Allahut, e mishit të kafshës së mbytur lidhur në fyt, e mishit të kafshës që është rrahur dhe ka ngordhur, e mishit të kafshës që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera, e mishit të asaj që është kafshuar nga egërsirat – përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin.” (El-Maide, 3)
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku