Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut ndërsa paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të Dërguarin e Tij.
Zëri i femrës assesi nuk është avret, meqë gratë shkonin te Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, për të pyetur rreth çështjeve islame ose për tu ankuar për diçka. Kështu kanë bërë edhe me kalifët e drejtë e po ashtu edhe me ata pas tyre. I kanë përshëndetur burrat e tjerë me selam dhe ata e kanë kthyer përshëndetjen, duke mos i qortuar ato askush nga imamët dhe dijetarët e Islamit.
Por, nuk i lejohet asaj të përthyhet dhe as të llastohet në të folur, sepse Allahu ka thënë:“mos u llastoni në të folur sepse do të lakmojë ai që në në zemër ka sëmundje, por thoni vetëm fjalë të mira” (Ahzab 32). E folura e atillë do t’i tërheqë meshkujt dhe do të bëhet fitne për ta siç aludoi ajeti i sipërpërmendur. Allahu dhëntë sukses!
Nga Fetvatë e Komisionit të Përhershëm për Hulumtime shkencore dhe Fetva (6/83)
përktheu: Omer Berisha