A E DI KUR VDES ZEMRA JOTE?!

Vdes zemra jote, atëherë kur shtohen problemet dhe brengat e tua dhe ti nuk e falënderon Allahun.

Vdes zemra jote, atëherë kur qesh pa asnjë sebep.

Vdes zemra jote, atëherë kur e humb besimin e atyre që të rrethojnë.

Vdes zemra jote, atëherë kur e harron përmendjen e Allahut.

Vdes zemra jote, atëherë kur dëshpërohesh nga mëshira e Allahut.

Vdes zemra jote, atëherë kur nuk mund të gjesh zgjidhje të logjikshme për problemet e tua.

Vdes zemra jote, atëherë kur e ndien se të tjerët të urrejnë.

Vdes zemra jote, atëherë kur tallesh me mundësitë dhe mendimet e të tjerëve.

Vdes zemra jote, atëherë kur vonohesh në kryerjen e adhurimeve.

Vdes zemra jote, atëherë kur nuk i pranon gabimet e tua.

Vdes zemra jote, atëherë kur sytë e tu nuk mund të qajnë nga frika ndaj Allahut.

Vdes zemra jote, atëherë kur e harron fuqinë e Allahut mbi ty.

Zemra jote tani, a është e vdekur apo ende vazhdon të rrahë?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU