A do harrohet “vdes” e kaluara
çdo njeri ka nevojë ta transferojë të kaluarën në të ardhmen.
E ti gëzoju të tashmes, gëzoju estetikes dhe begative të Allahut
E shkuara mbetet dhembja jonë, vuajtja jonë.
Ajo mbetet lëndim dhe disfatë e jona.
E shkuara nuk vdes, “jo” nuk vdes…
Mirëpo ti rezistoje t’kaluarën,
hapave që kaluan mos iu rikthe më…
E si mund të vdesë e shkuara,
ndërkohë ne kemi jetuar në të
Sa vuajtje, lot në të i përjetuam
Sa humbje të anëtarëve me dhembje të madhe i tejkaluam.
Përkujtimi i Allahut dhe madhërimi i Tij,
do jetë një burim ndihmës për ty
“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe juve,
e të mos jetë e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh)
më parë se ta krijojmë atë.” (Hadid, 22)
Të besojmë që caktimi i Zotit,
vullneti i Tij dhe Libri i Tij Kurani,
Do na ndihmojë ne o robrobëreshë e Allahut,
për ta pranuar jetën tonë ashtu siç është,
për të bërë përpjekje, për ta ndryshuar vetveten tonë
dhe për t’u përmirësuar, pa u dorëzuar.
Ta kalojmë të shkuarën pa e kujtuar në çdo moment
E tani mos e privo veten tënde me mëkatet e vjetra
Pasha Zotin ke për të shpëtuar
Nëse si len pas dore farzet e Allahut,
dhe sunetet e pejgamberit a.s.
Mos u mundo t’i ndryshosh
Farzet që Allahu t’i urdhëroi
Synetet që pejgamberi na i mësoi
Vazhdoje programin tënd të zakonshëm që e kishe
punën dhe leximin e Kur’anit.
Mos i ndrydh emocionet tuaja,
Mos i qaj hallet tua me dikë,
çdo bisedë zhvilloje me masë, mos e tepro.
Fol pozitivisht dhe mos i lejo fjalët e liga
të kalojnë nga gjuha dhe buzët e tua.
E shkuara jote ndoshta,
fsheh në vete gjynahe, gabime të shumta.
Çdo njeri gabon, s’ka njeri pa të meta
Ndalu, mendo!
Fjalët e Allahut gjithmonë kujtoji!
Falëndero Allahun që ty të udhëzoi
Zemrën tënde nga lakmia e të ndaluarës ta largoi
Mëshiruesi i do ata që arrijnë dije dhe bëjnë vepra të mira!
Pse s’ia mundëson vetes dhe ti një gjë të tillë.
E ta fitosh Xhenetin e Allahut
Aty s’ka vuajtje, s’ka dhembje,
Aty do të ketë lumturi, kënaqësi
çdo gjë që e kërkon, vetëm aty do i kesh, o njeri…
Shkruar nga Jeta