A DO TA SHOHËSH DYNJANË PAS VDEKJES TËNDE!

Nëse do ta shohësh dynjanë pas vdekjes tënde, shikoje dynjanë pas vdekjes së dikujt tjetër!

Nëse e mediton se si të dashurit i harrojnë të dashurit e tyre të vdekur, atëherë do të jesh i bindur se edhe të dashurit e tu do të harrojnë pas vdekjes tënde apo do t’i preokupon dynjaja nga rikujtimi yt.

Për këtë arsye, bëje jetën tënde të jetë e tëra për Allahun.

Ai, është i Vetmi, i Cili nuk harron.

Përmirësoi raportet e tua me Allahun, sepse Allahu është i Vetmi që nuk të harron kur të tjerët të harrojnë dhe të lënë të vetëm!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU