Mjekësia ka pranuar prej kohësh se një përqindje e rrezikut të prekjes nga kanceri ka lidhje me gjenetikën.
Praktikisht, nëse familjarët tanë kanë vuajtur nga kjo sëmundje, ne jemi më të rrezikuar.
Shkencëtarët thonë se mutacionet në ADN-në tonë kalojnë brez pas brezi dhe në disa raste luajnë një rol shumë të rëndësishëm.
Kështu, ata kanë identifikuar 12 lloje të kancerit që shkaktohen nga trashëgimi i mutacioneve gjenetike.
Sipas studiuesve të Universitetit të Uashingtonit, janë 12 lloje tumori, shfaqja e të cilave ndikohet nga trashëgimia gjenetike.
Ato janë kanceri i vezores, i stomakut, i gjirit, i prostatës, dy lloje të kancerit të mushkërive, glioma, kanceri i kokës dhe qafës, i veshkave, glioblastoma dhe një lloj i leuçemisë.
Studiuesit analizuan edhe rolin e mutacionit të gjeneve BRCA, të cilat kanë lidhje me kancerin e vezoreve dhe atë të gjirit. BRCA1 dhe BRCA2 janë gjenet që e detyruan aktoren Anxhelina Zholi të kryente një mastektomi të dyfishtë dy vite më parë.
Nëna e gjashtë fëmijëve hoqi vezoret si një masë parandaluese për kancerin, pasi doktorët zbuluan se ajo kishte 87 % më shumë rrezik se gratë e tjera për t’u prekur nga kanceri i vezoreve dhe ai i gjirit.