Zuckerberg: Së shpejti vjen butoni “Dislike”

Përdoruesit e Facebook kanë debatuar për një kohë të gjatë nëse rrjeti më i madh social në botë duhet ta ketë edhe butonin “dislike” ngjashëm sikurse e ka edhe butonin e famshëm”like”.

Tani për këtë temë ka folur drejtpërdrejtë edhe Mark Zuckerberg, i cili ka thënë se butoni “like” është në përgatitje e sipër, dhe se i njëjti është më afër lansimit se sa ju mund të mendoni.

“Njerëzit kanë pyetur për butonin “dislike” për shumë vite tashmë, dhe ndoshta qindra njerëz janë ende duke pyetur për këtë, dhe sot është një ditë e veçantë, sepse sot është dita që unë në fakt do ta them se ne jemi duke punuar në këtë drejtim, dhe se në fakt jemi shumë afër lansimit,” tha ai.

Por themeluesi i Facebook e bëri të ditur se butoni “dislike” nuk do ta ketë kuptimin e mospëlqimit. Në vend të kësaj, Zuckerberg tha se, tipari i ri do t’i lejojë njerëzit të “shprehin ndjeshmëri” me miqtë e tyre në Facebook.

Nëse jeni duke postuar apo ndarë me miqtë tuaj diçka të trishtuar për ju … atëherë kjo mund t’i bëjë njerëzit që mos t’ua bëjnë like postimit tuaj, sepse kjo nuk e paraqet ndjenjën e tyre, prandaj në këtë mes do të hyjë edhe butoni dislike, si opsion i ri për të shprehur ndjeshmërinë ndaj një rasti të caktuar.