Jo të gjitha sulmet në zemër mund të shkaktojnë dhimbje të kraharorit apo djersë të ftohta: disa mund të godasin “heshtur”, shkaktojnë shumë pak apo aspak simptoma, sugjeron një studim i Instituteve Kombëtare të Shëndetit. Hulumtuesit shkencorë vëzhguan mbi 1800 njerëz të moshës mbi 45 vjeç, të cilët nuk vuanin nga asnjë problem në zemër, dhe skanuan zemrat e tyre 10 vite më vonë. Ata zbuluan se 8% e pjesëmarrësve shfaqën shenja të problemeve në zemër (dëmtim të indeve në zemër).
Nga këta, pjesa më e madhe nuk ishin diagnostikuar fare, që do të thotë se mund të kenë kaluar nga atak në zemër pa e ditur fare.
“Në disa raste, pacientët kanë simptoma, që i mendojnë si jo të rëndësishme për tëshkruar tek doktori”,- thotë autori kryesor i studimit, David Bluemke.
Këto simptoma mund të përfshijnë dhimbje të lehta në kraharor, të përziera, të vjella, lodhje e pashpjeguar, ndjesi djegie në stomak, probleme me frymëmarrjen dhe parehati në qafë ose nofull shkruan Shendeti.com.
Ja pse ky është një problem më i madh: Dhimbjet vogla mund të shkaktojnë rrahje të çrregullta të zemrës ose aritmi. Nëse ndodh një gjë e tillë, zemra rreh shumë shpejt dhe pengon rrjedhjen si duhet të gjakut. Në këtë mënyrë mund të shkaktohet një arrest i papritur kardiak, zemra pushon së vepruari.
Tek të rinjtë gjasat që këto simptoma të paralajmërojnë për atak në zemër janë shumë të vogla.
Por, nëse jeni mbi 50 vjeç, ose +40 me një histori familjare me sëmundje të zemrës, ose keni faktorë të tjerë rreziku, si obezitet, tension të lartë të gjakut, diabet, jeni duhanpirës, duhet të shkoni tek mjeku sa më shpejt të jetë e mundur nëse simptomat zgjasin më shumë se 20 minuta ose përkeqësohen edhe më shumë. MOS prisni që shëroheni vetë.
Edhe nëse nuk i keni këto simptoma, është mirë që të bëni kontrolle të herëpashershme tej mjeku. Kjo sepse jo vetëm sulmet në zemër mund të dëmtojnë organin: edhe sëmundjet kronike si tensioni i lartë i gjakut, obeziteti, diabeti dhe duhanpirja mund ta dëmtojnë zemrën./face-day.com