Disa shkenctarë amerikan nga Universiteti i Michganit kanë arritur të krijojnë një material të ri që do të kryej punë të madhe në industri të telefonëve. Ky material pritet të përdorë 100 herë më pak energji në krahasim me këtë aktual.
Bëhet fjalë për një shtresë të hollë të atomeve që ndërtojnë një film të polarizuar, i cili është në gjendje të kalojë nga poli negativ tek ai pozitiv me vetëm një impuls energjie.
Shkencëtarët kanë zbatuar këtë parim në transmetimin e kodit binar që me të cilin operojnë kompjuterat tanë, që do të thotë dërgimin dhe marrjen e të dhënave duke përdorur një fraksion të nevojës aktuale të elektricitetit.
Falë këtij zbulimi, “do të na duhet të karikojmë telefonin vetëm 4 herë në vit.