Yahoo mbush 20 vjet në internet!

Yahoo ishte njëri nga ofruesit e parë të shërbimeve më të mëdha online dhe tani kompania ka mbushur 20 vjet.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Yahoo ka kaluar nëpër shumë sfida, por e rëndësishme është që ka arritur të mbes njëri ndër gjigantët e internetit edhe pas dy dekadave. Ka pasur shumë ulje dhe ngritje në proces.

Por nëpër sfida të ngjashme kanë kaluar shumica prej kompanive të internetit të cilat sot kanë kaluar moshën 20 vjeçare.

Yahoo është rritur në mënyrë të shpejtë! Fillimisht ishte një udhëzues në ueb në vitet 1990, më pas u bë portal shumë i madh dhe i rëndësishëm për shumë përdorues të hershëm të internetit.

Më pas, siç e njohim të gjithë, është bërë rival i rëndësishëm i kompanisë Google. (Telegrafi)