Xhumatë po vinë e shkojnë,ashtu është edhe jeta jonë

Vëllezër dhe motra të nderuara,koha po kalonë shpejtë.
Xhumatë po vinë e shkojnë,ashtu është edhe jeta jonë,për cdo momentë që kalonë, pranë varrit na afronë.
Andaj të përfitojmë kënaqësinë e Allahut Azze we Xhel-le me vepra të mira.
Nata dhe dita e Xhuma janë shum të vlefshme,andaj të mos e cojmë kohën me punë të kota,ngase koha është pjesë e jetës tonë.
Sa më shum t’i dërgojmë Salawat Pejgamberit a.s. Të bëjmë teube-Istigfarë,me shpresë që Allahu të na falë.
Të mos harrojmë edhe leximin e Sures Kehf.
Allahu ju bekoftë.Ju uroj cdo të mirë në jetë, dhe Xhuma të begatë.
Wesselamu alejkum we Rahmetullahi we Berekatuh.

Shkruar nga hoxha Zekerija Bajrami.