VW Touareg R-Line Plus, “agresiv” dhe i fuqishëm

Prodhuesi i njohur i makinave “Volkswagen” e plotësoi ofertën e tij për tregun britanik edhe me modelin Touareg R-Line Plus, i cili ka çmimin prej 48.095 funte, dhe në krahasimin me Touareg R-Line “normal” është për 1.160 funta më i shtrenjtë.

“Volkswagen” për Touareg R-Line Plus ndërmjet të tjera ka parashikuar t’i ketë rrotat 21-inç “Mallory”, sistemin “Area View” me kamera të parme dhe pasme për shikimin e eksterierit dhe atë në 360 shkallë, si dhe “Piano Black” detaje në enterier, ulëset me lëkurën “Vienna” etj, transmeton “Zëri.info”.

Në ofertë do të jetë motori 3.0 litra me naftë që ofron 150 kW/204KF dhe 194 kW/262KF, që vjen së bashku me ndërruesin me tetëshpejtësi automatik, ndërsa kjo makinë posedon edhe tërheqjen në të katër rrotat “4MOTION”./(Zëri)