Viber fut edhe me lojëra në aplikacion

Viber e ka përditësuar aplikacionin e saj të mesazheve në Android, përkatësisht i njëjti mund të gjendet në formatin e ri në Google Play Store të pesë vendeve të ndryshme (Bjellorusi, Malejzi, Izrael, Singapor Ukrainë) me disa tipare të reja që u mundësojnë përdoruesve të zgjedhin disa lojëra brenda aplikacionit.

Kjo mundësi e re e aplikacionit të famshëm thuhet se do të lëshohet edhe në vendet e tjera të botës, brenda disa javëve në vazhdim.

Viber ka thënë se lojërat që do të jenë në aplikacion do ti kenë shumicën e karaktereve të cilat tashmë janë bërë të famshme nga Viber Sticker Market. (Telegrafi)