Veprimet e dëmshme për shëndetin

A e keni ditur se dy orë ulur në një makinë i bëjnë shpinës me keq sesa tetë orë ulur në zyrë? Mos u angazhoni në rreziqe të panevojshme dhe zbuloni se çfarë lë gjurmë të përjetshme në trupin tuaj. Pra, në vazhdim do t’i paraqesim gjërat, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin tuaj.

– Lëvizjet e pakta: Qarkullimi i dobët i gjakut, që shumë shpesh paraqitet si pasojë e aktiviteteve të mangëta fizike, ka si pasojë mbylljen e arterieve, gjë e cila rrit rrezikun nga sulmi në tru. Nëse për çdo ditë shëtisni së paku 20 minuta apo tri orë në javë do ta tejkaloni këtë rrezik.

– Ngarkimi i kurrizit: Kurrizi do ta mbajë mend çdo ngarkesë. Dy orë të qëndrimit ulur në automobil për kurrizin janë më të dëmshme sesa tetë orë në zyrë, ngase në zyrë, megjithatë, herë pas here ngrihemi nga pak nga karrigia. Palca kurrizore është posaçërisht e ndjeshme aty ku kryqëzohen eshtrat, andaj duhet të keni kujdes. Sa herë që të mundeni, bëni ushtrime për t’i forcuar muskujt e shpinës.

– Vështirësitë e stomakut: Problemet e shpeshta të barkut tregojnë për mungesën e vitaminave në organizëm. Si pasojë, mund të vijë deri te rritja e barkut, shtrëngimi dhe dhembjet. Nëse keni probleme me stomakun, atëherë hani tri herë në ditë karota apo lakra, derisa të largohen problemet. /Zëri/