ushqimi para kësaj kohe nëse ka qenë normal dhe kualitativ.
Mirëpo, dalëngadalë e rritni sasinë e kalorive ashtu që ta ushqeni foshnjen tuaj e cila është duke u zhvilluar.
Për zhvillimin normal të gravidencës është e domosdoshme që shtatzëna me ushqim të konsumojë sasi të mjaftueshme të kripërave minerale, posaçërisht: kalcium, fosfor, hekur, natrium, kalium e të tjera. Këso elementesh ka në sasi të mjaftueshme në lëndët që janë pjesë e përditshme e ushqimit, prandaj, konsumimi i posaçëm në rastet e rëndomta nuk është i nevojshëm.
Disa përbërës të ushqimit si: acidi folik dhe aluminat janë shumë të rëndësishëm për shtatzëninë. Shumicën e këtyre përbërësve mund t’i merrni duke ngrënë ushqim të llojllojshëm, përveç acidit folik i cili duhet të merret në formë të tabletave.
Vitaminat konsumohen me perime dhe majën fermentuese, me mëlçinë, mishin dhe ushqimet e tjera. Në qoftë se në gravidencë vërehet se përkundër ushqimit normal shtatzënës i mungojnë vitaminat, ajo mund t’i merr ato në formë të preparateve medicinale. Mirëpo, nuk duhet të merrni asnjë vitaminë shtesë pa u konsultuar me mjekun, sepse disa vitamina shtesë nëse merren më shumë se sa që është e nevojshme, siç janë: vitamina A dhe vitamina D mund të shkaktojnë anomali te fetusi juaj.
Njëra nga lëndët e shkëlqyeshme ushqimore që duhet rekomanduar shtatzënave është edhe qumështi. Ky është i pasur me alumina, yndyra, hidrate karboni, vitamina dhe kalcium. Për këtë arsye duhet rekomanduar çdo shtatzëne që të konsumojë 250-500 gramë qumësht të freskët në ditë. Gjithashtu, është e rekomandueshme që të rritet edhe sasia e produkteve të qumështit me përmbajtje të vogël të yndyrës në mënyrë që të rritet sasia e kalciumit si dhe të shtohet sasia e pemëve dhe perimeve në mënyrë që të rritet sasia e vitaminave.
Shtatzëna e ushqyer drejt gjatë gravidencës nuk duhet të fitojë shumë dhe shpejt në peshë. Duhet ditur se shtimi i peshës së shtatzënës në asnjërin muaj nuk duhet t’i kalojë 1500 gramë dhe se shtimi i përgjithshëm i peshës që nga fillimi gjer në mbarim të gravidencës nuk duhet të jetë më tepër se 8 kilogramë ose më së tepërmi 10 kilogramë. Shtimi i shpejtë dhe i madh i peshës zakonisht është paralajmërim i fillimit të ndonjë toksikoze gravidare dhe është rezultat i paraqitjes së edemave latente, të cilat në fillim nuk mund të vërehen në mënyrë makroskopike.
Disa rregulla të përgjithshme:
1. Merrni ushqim në mënyrë të rregullt
2. Merrni ushqim të ndryshëm
3. Pini sa më shumë lëngje. Qumështi, lëngjet dhe supat janë fluide shumë të rëndësishme.
4. Nëse merrni vitamina merrni vetëm sipas këshillave të mjekut
5. Merrni ushqime të pasura me kalcium.
Përgatiti: Blerta Shaqiri
pertymoter.net