TRIMAT E DRENICES

Kjo Drenica po fol vet
ende trimat nuk me kan vdek,
ende trimat i kam gjall
n’ball Serbis per mi dal
sllobodanin per me ndal.
Pushk e fort ku paska kris
pyet Kosova djepi i Shqipnis
n’Prekazin e Ahmet Delis
lufton Ademi kunder Serbis.
Ushtrit Serbe kolon po shkojn
ne Mitrovic po kalojn
drejt Skenderajit po ja msyjn
pa qel drita n’Prekaz po hyjn.
Lajmi shpejt Ademit i ka shku
qe Prekazin e kan rrethu
Ademi djemve u paska than
qonu trima gjith ne kam
mitroloza e bume mej marr
gjith n’pozicjon per me dal
se shkau neve na paska msy
ne Prekaz don me hy,
qoft per hajr Ademi po thot
njeqind vjet kemi prit si sot.
Shum keq shkijet Prekazin e kan rrethu
si me lisa me gardhu
askush i gjall mos me shpetu
topat e shkaut po kersasin
kullen Ademit ja godasin
minahedhsat spo pushojn
barot e hekur ngado gjemojn.
Brit Ademi leshon nje za
ku te kam Hamz o vlla
mbahu fort qendro o burr
sot eshte koha me tregu vet
me hek qafe Serbin per jet.
K’shtu Ademi besen e kish ba
ne dor te shkaut mos me ra
me ka krejt ka me u vra
kurr Kosoven vet nuk e la
me ka krejt pa u faru
kurr Kosoven skam me leshu.
Plot dy dit e plot dy net
po na zbardh dita e tret
ne Prekaz pushka po kerset
Jasharet me Serbi tuj luftu
se kan ndermend me u dorzu
nuk po ja ndalin pushken hiq
farun shum ushtar e milic,
ushtria e Serbis u farue
Jasharet nuk dojn me u dorzue.
Komandant e Gjeneral t’Serbis
thojn Ademi nuk jepet i gjall
krejt Serbia k’tu me kan,
gjeneralet po urdherojn
granatimet po i shpeshtojn
barot e hekur po leshojn
gjylet ishin kan mallkue
rob e fmi i paskan farue
rob e fmi granata i vret
edhe Hamzen me dajen e vet
bacen Shaban me nipa krejt
jet Ademi veq me djal t’vet,
bab e bir po bajn gajret
po qendrojn si me kan tridhjet
ushtria kulles ju afrue
nje plumb ishte kan mallkue
Adem Jasharin ka qellue
edhe Ademi jet ka ndrrue.
Djali i vetem po lufton
i gjall kullen s’po e leshon
brenda ushtrin s’po e lejon
te mramten pushk zbraz Kushtrimi
edhe djalin e merr timi
e merr flaka era barotit
ne gjoks i bjen xhyla e topit.
Keta jane trimat qe Drenica rriti
keta jane trimat qe gjall su dorzuan
keta jane trimat qe per liri jeten flijuan.
 
by: Drenica Zemra e Kosoves