[There are no radio stations in the database]

Të paktën 20 persona të vrarë nga sulmi masiv rus në Kiev

Vitaly Klitschko tha se rreth 90 persona u plagosën. Ai tha se një stacion ambulance ishte ndër vendet e goditura nga sulmet dhe e shpalli të premten ditë zie, raporton BBC.

Edhe pse sulmet e mëparshme kanë vrarë më shumë njerëz, kjo breshëri e fundit vendosi numrin më të madh të armëve në kryeqytet dhe goditi vende në një zonë shumë të gjerë të Kievit.

Disa lagje u evakuuan ndërsa sulmet tronditën ndërtesat në të gjithë qytetin, disa orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatitej për një sulm.


[There are no radio stations in the database]