
Në Gaza varrosen 70 palestinezë, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat
Qindra palestinezë u mblodhën në qytetin e Gazës për t’u dhënë lamtumirën e fundit 70 personave, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë sulmeve izraelite.
Ceremonia mortore nisi të shtunën në mbrëmje në lagjen Saftawi, në veri të qytetit të Gazës. Familjarët u lutën dhe zhvilluan homazhe pranë trupave të mbështjellë me qefinë, të cilët u gjetën gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në zonat veriore të Rripit të Gazës.
Të dielën, pjesëmarrësit në ceremoninë mortore i bartën trupat nëpër rrugët e qytetit për faljen e namazit të xhenazes, para se të varroseshin në varre të përbashkëta në varrezat Al-Faluja.
Trupat u gjetën pas një periudhe të gjatë kërkimesh, gati tre vjet pasi ndërtesat ku ata ndodheshin u shkatërruan gjatë luftës në Gaza. /mesazhi