
Mbi 200.000 euro të mbledhura për blerjen e objektit të ALKIG-ut në Vjenë!
Mbi 200.000 euro të mbledhura për blerjen e objektit të ALKIG-ut në Vjenë!
Falë bujarisë dhe solidaritetit të donatorëve, është bërë i mundur realizimi i Vakëfit të Muslimanëve në Vjenë, i cili do t’i mundësojë ALKIG-ut të ketë zyrat e veta institucionale.
Nga këto zyra do të organizohet dhe koordinohet jeta fetare e muslimanëve shqiptarë në Austri, si dhe do të forcohet përfaqësimi i tyre pranë komuniteteve fetare dhe institucioneve shtetërore.
Ky vakëf paraqet një investim të rëndësishëm për të ardhmen, dinjitetin dhe forcimin institucional të muslimanëve shqiptarë në Austri.
Allahu i shpërbleftë të gjithë kontribuesit dhe e bëftë këtë vakëf burim të përhershëm të mirësisë dhe bereqetit!