TË NGATËRROSH DASHURITË

Prej ligjeve të Allahut në robërit e Tij, vendos besimtarët udhëheqës të njerëzve, dhe i ngritë në shkallën e dinjitetit dhe krenarisë, i shfaqë mbi të tjerët dhe i ndihmon të fitojnë ndaj armiqve të tyre, edhe nëse janë më pak se ata në numër. Allahu thotë: ”Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhnjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit”. (Bekare: 249) dhe historia e betejave vërteton fitoren e besimtarëve edhe nëse kanë qenë më të paktë në numër dhe armatim.

Porse, ky ligj i Allahut ka shkaqe sheriatike që nuk plotësohet, përpos me ato, dhe këto shkaqe shfaqen në praktikimin e fesë së Allahut të Lartësuar dhe marrjen e plotë të saj pa ndarje dhe selektim.

Përgjithësisht, ajo që ndodhë me lënien e fesë ose një pjese të saj, shkak është epshi, dhe epshi ndodhë tek njerëzit për shkak të mashtrimit pas kësaj bote dhe bukurive të saja, dhe për shkak të lartësimit të luksit në nefsin e tij dhe dëshirave të tij. Për këtë, dhënia përparësi botës tjetër para kësaj bote, ka qenë prej shkaqeve kryesore të suksesit, fitores dhe krenarisë, ashtu sikurse ka qenë të kapurit për këtë botë prej shkaqeve kryesore të nënçmimit, poshtrimit dhe humbjes, andaj shpallja hynore, historia dhe realiteti bashkëkohor të gjitha këto dëshmojnë për këtë realitet të cilin nuk duhet debatuar me asnjë debatues.

Ndërsa nga shpallja hynore, Allahu thotë: ”O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, dhe Ai do t’iu ndihmojë dhe do t’iu bëjë të qëndroni fortë në këmbet tuaja”. (Muhamed:7). Allahu fitoren dhe ndihmën për robërit e Tij e ka bërë kusht me ndihmën dhe ngritjen e fesë nga ana e tyre në Tokë, dhe bërjen e fesë ligj për njerëzit.

Ndërsa nga historia nuk janë forcuar shokët e Muhamedit alejhi selam e as nuk kanë fituar ata dhe gjenerata pas nga udhëheqësit e muslimanëve dhe ushtrive të tyre mbi popujt tiranë të tokës as me numër e as me armatim, por me imanin që ka mbushur zemrat e tyre, që ka larguar prej saj (zemrës) dunjanë, bukurinë dhe kënaqësitë e saja, kështuqë para tyre nuk ka mund të qëndrojë asnjë forcë.

Gjithashtu, muslimanët i kanë rrethuar persianët, ndërsa persianët ishin forca e botës në atë kohë, kanë ndodhur takime dhe negociata mes udhëheqësve muslimanë dhe atyre persianë. Rrustemi ka dashur të tregojë forcën e Persisë dhe pasurinë e tyre para dobësise së arabëve dhe varfërisë së tyre, ka urdhëruar të shtrohet me begati dhe nënkresë (jastëk), dhe i është vendosur fronti prej ari, e kanë rrethuar përcjellësit duke qenë ata të përkryer në zbukurime, madhështi dhe armatim, kanë vazhduar tre negociues nga muslimanet tek Rrustemi për te negociuar, ata nuk i ka mashtruar dunjaja e Persisë, dhe nuk kanë shikuar drejt saj, përveçse me shikimin e përbuzjes dhe nënçmimit. I pari që ka hyrë ka qenë Rubij b Amir, i cili hyri me kalin e tij dhe ka shkelur me të shtrojën dhe nënkresat e tyre, ka lidhur kalin aty dhe ka zbritur duke u mbështetur në shpatën e tij, që nuk kishte këllëf dhe e kishte mbeshtjellur me një leckë, kështu arriti tek shtrati i Rrustemit, u ulë në tokë dhe nuk është ulur në dekorimet e tyre, nga krenaria dhe mburrja dhe e njoftoi për atë që kishte ardhur.

Në ditën e dytë për negociata erdhi Sad b Hudhejfe b Mihsan dhe refuzoi të zbresë nga kali i tij, derisa arriti tek froni i Rrustemit, i foli për qëllimin e tij duke qëndruar mbi kalë.
Në ditën e tretë, u erdhi Mugire b Shube zbriti në fronin e tij duke mos i kushtuar rëndësi, kanë shpejtuar ushtarët e tij dhe e kanë ulur. Rrustemi i ka paraqitur Mugires diçka nga kjo botë për atë dhe muslimanët që të kthehen të mos luftojnë me Persinë, por Mugire atij ia paraqiti Islamin, tatimin ose shpatën me çdo krenari dhe mburrje.

Nuk janë mashtruar ushtarët muslimanë nga gjërat e rreme të Persisë, nga dunjaja, forca dhe pasuria e tyre, sepse bota nuk ishte në zemrat e tyre dhe kështu kanë rënë tokat e Persisë ne duart e tyre, dhe ari i saj është bartur në Medine.

Ndërsa, nga realiteti vërtetë armiqtë nuk kanë mundur t’i nënshtrojnë muslimanët në shekujt e kaluar, nuk kanë humbur të drejtat, nuk janë pushtuar qytete, nuk janë plaçkitur pasuritë, nuk është nëpërkëmbë nderi, përveçse pasi disa prej muslimaneve i kanë dhënë rëndësi të madhe kësaj bote, dhe ua ka pushtuar zemrat e tyre, kështuqe kane garuar dhe janë grindur, kanë luftuar njëri-tjetrin për shkak të saj, armiqtë përmes kësaj kanë gjetë hyrje, sa që ka patur prej muslimanëve që kanë tradhëtuar fenë, umetin, atdheun, popullin për interesa të armiqve. Të gjitha këto për të përfituar diçka nga kjo botë.

Ka ndodhur ajo prej të cilës është frikësuar Muhamedi alejhi selam. Ai ka thënë: ”Pasha Allahun nuk ua kam frikën nga varfëria, por ua kam frikën nga kjo botë se mos po filloni të garoni për të siç garuan (të Krishterët dhe Hebrenjtë) e do të shkatërroheni siç u shkaterruan…”. (Buhariu). Në një hadith tjetër thotë: ”Do të garoni për këtë dunja, pastaj do të keni smirë njeri-tjetrin, pastaj do t’ia ktheni shpinën njëri-tjetrit duke mos folur, pastaj do ta urreni njëri-tjetrin”. Muslimi.

Vërtetë Allahu ka bërë poshtërimin dhe turpin në mosbesimtarë. Allahu thotë: ”… dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve”. (Enfal: 18) dhe ka ndaluar besimtarët nga turpi, sepse ata janë të lartit. Allahu ka thënë: ”Mos u ligështoni, e as mos u pikëlloni, sepse ju, gjithësesi jeni më të Lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë”. (Ali Imran: 139). Ka ndaluar nga turpërimi, sepse Allahu është me ata, Allahu thotë: ”Dhe mos u bëni të dobët e të kërkoni armëpushimin, ndërkohe që jeni më të fuqishëm dhe Allahu është me ju…” (Muhamed: 35), dhe se ata shpresojnë shpërblimin e Allahut dhe qëllimi i tyre nuk është dunjaja. Allahu thotë: ”Mos u tregoni të dobët në përndjekjen e armikut! Nëse ndjeni dhimbje prej luftës, edhe ata ndjejnë dhimbje, ashtu si edhe ju. Mirëpo, ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë…” (Nisa: 104), sepse ata e dinë që Allahu i do ata që pendohen në fenë e Tij, të durueshmit përballë armikut. Allahu thotë: ”Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, e as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan, Allahu i do të duruarit”. (Ali Imran: 146).

Vërtetë, ai që ka lidhur zemrën e tij me këtë botë përjetësohet në tokë dhe ka pranuar poshtrimin, e ka goditur turpërimi edhe nëse është bësimtar. Allahu i ka qortuar ata që i ka gjunjëzur dashuria për këtë botë nga të migruarit për hir të Tij, nga lufta në rrugën e Tij, nga sakrifica për fenë e Tij, i ka kërcenuar më këte, Allahu thotë: ”Thuaj, nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vellëzerit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frike, se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndjeni veten rehat, janë më te dashura për ju se sa Allahu, I Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur”. (Teube: 24), dhe nuk i pengon nga të dalurit në luftë në rrugën e Allahut dhe për të arritur kënaqësinë e Allahut, pos dashuria për këtë botë, sikurse ka ardhur në ajetin Kur’anor, Allahu thotë: ” O besimtarë! Çfarë keni që ngurroni e mbërtheheni fortë për tokë kur ju thuhet dilni në luftë në rrugën e Allahut!? A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?! Kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër, është shumë e vogël”. (Teube: 38).

Ky është realiteti i muslimanëve sot, disfata e cila i ka rrethuar muslimanët në Uhud, shkak ka qenë dashuria për këtë botë e personifikuar në plaçkë, dhe gjejmë ajete të cilat kanë ardhur për Uhudin ku Allahu thotë: ”… disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerët nga ju dëshirojnë botën tjetër…” (Ali Imran: 152).

Ka ardhur në sunetin e Muhamedit alejhi selam që tregon se dashuria për këtë botë çon drejt ngrënies së haramit, të kënaqjes me mirësitë dhe lënien e vendeve të krenarisë dhe sprovës, atëhere e godet nënshtrimi dhe turpërimi umetin për shkak të kesaj, ashtu sikurse ka ardhur në hadithin e ibën Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre ku thotë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: ”Kur të bëni shitblerjen me fajde (kamatë) dhe të shkoni pas bishtave të lopës (kësaj bote), e të kënaqeni me bujqësi, dhe të lini xhihadin, Allahu do t’ua mbisundojë mbi ju poshtërsinë, derisa të ktheheni në fene tuaj”. Ebu Davudi-hadithin e ka saktësuar shejh Albani.

Sa do që arrinë numri i muslimanëve dhe arsenali i tyre nuk do t’i bëj dobi asgjë, nëse zemrat e tyre janë të mbushura me dashurinë e kësaj bote dhe të qëndruarit në të, ashtu sikurse ka ardhur në hadithin që e transmeton Theubani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: ka thënë I Dërguari i Allahut: ”Së shpejti do t’iu sulmojnë armiqtë nga çdo anë, ashtu siç e sulmojnë pjatën me ushqim të uriturit” Thanë: “O I Dërguari i Allahut, vetëm pse do të jemi pak atë ditë”? Tha: “Jo, ju atë ditë do të jeni shumë, mirëpo do të jeni sikurse shkuma e prroçkës, do të futë në zemrën tuaj vehnin, kurse do të largon nga zemra e armikut tuaj frikën prej jush” Thanë: “Çka është vehni, o i Dërguari i Allahut? Tha: dashuria ndaj kësaj bote dhe urrejtja e vdekjes”. Ebu Davudi, hadithin e ka saktësuar shejh Albani.

Na është bërë e qartë se nga shkaqet më madhore të nënçmimit, poshtërimit dhe turpësisë është dashuria për këtë botë, lidhja me zemër për atë, pas dekoreve dhe zbukurimeve të saja. Allahu thotë: ”…jobesimtarët i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi”. (Rrad: 26), ndërsa robi i mirë ia ka tërheq vërejtjen popullit të tij: ”O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndersa jeta tjetër është shtëpi e përhershme”. (Gafir: 39).

Përshtati: Valdet Kamberi