Të gjithë muslimanët shumë i dua

Të gjithë muslimanët shumë i dua
N’veqanti ata që kontribojnë për këtë din
Malli më merr të gjithë dhe shpesh me i takua
Se me mirësi ata të tjerëve u ofrojnë shpëtim
****************
Këta janë çelësi i suksesit
Të shtyejn me i dhënë fund vesit
Të shtyejn me i dhënë fund t’pa vërtetës
E me u bashkangjit n’karvanin e të vërtetës
******
Këta të tjerëve dojnë me u’a ofru buzëqeshjen
Nuk janë që e mendojnë lumturinë vetëm për vetvetën
Janë shpirtgjer e jo njerëz të lig
Sepse prej Allahut kanë frikë
********
Atë që e dojnë për vete e dojnë edhe për të tjerët
Mes vete s’dëshirojnë urrejtja të mbjellet
Gëzohen për sukseset e çdokujt
E ndjejnë keqardhje kur i shohin gjithashtu tu’i vujt
**********************
Asnjë fe pos Islamit s’të jep këso cilësi të mira
Feja Islame s’blehet me asgjë; as me dukat e lira
Udhëzimi, shpëtimi është n’Kuran, dhe n’sunnet
I lumi ai/ajo që n’këtë fe thërret!

Autor: Bajram Hajdini